Kurti e Abdixhiku pritet të takohen sërish sot – A po arrihet marrëveshja?
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili dje si kërkoi kohë shtesë në lidhje me formimin e institucioneve si shkak i diskutimeve për presidentin do të takohet sot me liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Lajmi.net merr vesh se takimi pritet të zhvillohet gjatë ditës së sotme në Kuvend të Kosovës. Dyshja pritet që të…
Lajme
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili dje si kërkoi kohë shtesë në lidhje me formimin e institucioneve si shkak i diskutimeve për presidentin do të takohet sot me liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Lajmi.net merr vesh se takimi pritet të zhvillohet gjatë ditës së sotme në Kuvend të Kosovës.
Dyshja pritet që të vazhdojnë bisedimet në lidhje me mundësinë e “ndarjes” së pushteteve apo thënë më qartë rreth çështjes së presidentit.
Deri më tash nuk ka ndonjë njoftim zyrtar, megjithëse dy palët kanë lënë të kuptohet se do të ketë takimet të tjera e madje Kurti pati edhe lëvdata për Abdixhikun dhe bisedimet që po zhvilllohen.
Kurti u ka dërguar sot sërish ftesa drejtuesve të partive politike në vend, e këtë ftesë përmes letrës e refuzoi i pari i PDK-së, Bedri Hamza.
Hamza i tha Kurtit se vazhdojnë të mbesin në opozitë teksa kërkoi që Kuvendi të konstituohet.
Seanca e djeshme dështoi për t’u zhvilluar në plotni pasi aty u bë vetëm betimi i deputetëve kurse nuk pati konstituim të Kuvendit.
Sot në ora 23:59, përfundon afati kushtetues për konstituim të Kuvendit të Kosovës, kurse nga Kuvendi s’ka pasur ndonjë njoftim për seancë të re./Lajmi.net/