Rusët shkarravisin shpinën e ariut, mbishkruajnë emrin e një tanku sovjetik

Abuzuesit e kafshëve të egra shkarravitën mbi shpinën e një ariu polar emrin e një tanku sovietik, konkretisht mjetin luftarak 'T-34'.

Fun

03/12/2019 14:54

Predatori është parë në Arktikun Rus, duke iu realizuar një video nga disa kamionistë, që e emërtojnë kafshën e egër si Misha, bëjnë me dije mediet ndërkombëtare, transmeton lajmi.net.

Pamjet u ngarkuan më pas nga një banor i rajonit të largët Chukotka, por nuk dihet se ku u xhirua videoja, ose kush ishte autori i mbishkrimit.

Në fillim punëtorët hasin vështirësi të shohin shenjat tek bisha, derisa njëri prej tyre: ‘Pse është bërë kaq pis?’

Vetëm kur kafsha afrohet më shumë, ata arrijnë të shohin se i është shkarravitur emri i një tanku.

Sipas një teorie, ushtarët nga një bazë e largët ushtarake mund të kenë mbishkruar në kafshën e egër, por nuk është e qartë se si ata e joshën atë.

Anatoly Kochnev, studiues i vjetër në laboratorin e Ekologjisë Mammal në Institutin e Problemeve Biologjike të Veriut, paralajmëroi se ariu mund të pësojë vuajtje nga mbishkrimet, raportoi The Siberian Times. /Lajmi.net/