Rusët porositin Erdoganin: Nuk mund t’ju garantojmë siguri

Rusia nuk mund të garantojë sigurinë për aviacionin turk në Siri pas vendimit të autoriteteve siriane për të mbyllur hapësirën ajrore mbi Idlib

Bota

01/03/2020 23:01

Kështu tha sot në një konferencë për media Oleg Zhuravlyov, kreu i Qendrës Siriane të Pajtimit të Luftës.

“Për shkak të përshkallëzimit të situatës së hapësirës ajrore mbi provincën Idlib, autoritetet siriane janë detyruar ta mbyllin atë. Në këto kushte, komanda e forcave ruse nuk mund të garantojë sigurinë për aviacionin turk mbi Sirinë”, tha ai, transmeton KosovaPress.