Rukiqi pyet Muratin: Ku janë këto mijëra vende pune, në cilët sektorë sepse 745 mijë veta në moshë punë janë të papunë

Ministri i Financave, Hekuran Murati vazhdimisht ka deklaruar se në Kosovë janë hapur mijëra vende të reja pune. Por një gjë të tillë e mohoi Banka Botërore, përmes një raporti të nxjerrë sa i përket vendeve të shumta të Ballkanit. Madje aty rezultoi se Kosova ishte e fundit sa i përket kësaj çështje. E në…

Lajme

21/10/2024 09:39

Ministri i Financave, Hekuran Murati vazhdimisht ka deklaruar se në Kosovë janë hapur mijëra vende të reja pune.

Por një gjë të tillë e mohoi Banka Botërore, përmes një raporti të nxjerrë sa i përket vendeve të shumta të Ballkanit.

Madje aty rezultoi se Kosova ishte e fundit sa i përket kësaj çështje.

E në lidhje me këtë ka reaguar edhe njohësi i çështjeve ekonomike, anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi.

Rukiqi tha se krahasuar me vitin 2020, ku gjatë pandemisë u humbën rreth 25 mijë vende pune për shkak të mbylljes së ekonomisë, me hapjen në 2021 këto vende pune u rikthyen.

E sipas tij, këto vende pune Qeveria po i llogarit si vende të reja të punës, transmeton lajmi.net.

“📢 Disa shpjegime dhe disa pyetje publike për Qeverinë rreth punësimit dhe papunësisë:❓ Si po manipulon Qeveria me shifrat e punësimit?1️⃣ Krahasimi i gabuar me vitin 2020: Gjatë pandemisë u humbën rreth 25,000 vende pune për shkak të mbylljes së ekonomisë. Me hapjen e saj në 2021, këto vende pune u rikthyen. Por, Qeveria po i llogarit si vende të reja pune!2️⃣ Formalizimi i vendeve të punës: Vendet e formalizuara (rreth 4000-5000 vende pune të formalizuara, vetëm në vitin 2023, sipas Bankës Botërore) gjithashtu po raportohen si vende të reja pune”,tha ai.

Po ashtu Rukiqi theksoi se për katër vite 2015-2019 u krijuan 66 mijë e 240 vende pune, apo mesatarisht 16 mijë e 560 në vit.

Por pas pandemisë ishin mesatarisht 14 mijë e 65 vende pune në vit.

Postimi i plotë:

📢 Disa shpjegime dhe disa pyetje publike për Qeverinë rreth punësimit dhe papunësisë:

❓ Si po manipulon Qeveria me shifrat e punësimit?

1️⃣ Krahasimi i gabuar me vitin 2020: Gjatë pandemisë u humbën rreth 25,000 vende pune për shkak të mbylljes së ekonomisë. Me hapjen e saj në 2021, këto vende pune u rikthyen. Por, Qeveria po i llogarit si vende të reja pune!

2️⃣ Formalizimi i vendeve të punës: Vendet e formalizuara (rreth 4000-5000 vende pune të formalizuara, vetëm në vitin 2023, sipas Bankës Botërore) gjithashtu po raportohen si vende të reja pune.

🔍 Cila është e vërteta?

👉 Para pandemisë, për 4 vits (2015-2019): U krijuan 66,240 vende pune – mesatarisht 16,560 në vit.

👉 Pas pandemisë, me këtë Qeveri ( 2021-2023): Vetëm 42,195 vende pune – mesatarisht 14,065 në vit.

📊 Përfundimi? Qeveria aktuale, me një buxhet prej 12 miliardë eurosh, ka performuar më dobët se qeveritë e kaluara sa i përket krijimit të vendeve të reja të punës.

❗ Disa fakte për numrin e të papunëve:

  • 745,000 persona në moshë pune janë të papunë.
  • Nga këta, 694,000 janë jashtë tregut të punës, ndërsa vetëm 50,000 kërkojnë aktivisht punë.

Vetëm 37%, e popullsisë në moshë punë, janë të punësuar.

🤔 Pyetje për Qeverinë:

1️⃣ Si është zvogëluar papunësia nga 25% në 10.9%, kur vetëm 42,195 vende pune janë shtuar?

2️⃣ Ku janë këto mijëra vende pune të reja që pretendoni se keni krijuar, në cilin sektor, nga të cilat investime, me çka e keni ndihmuar krijimin e këtyre vendeve të punës?./Lajmi.net/