Rukiqi-Kurtit: A iu tregove në Yale që shërbyesit publik nuk e kanë marrë pagën që ju takon?

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi ka reaguar pasi punëtorët e sektorit publik ende nuk i kanë marrë pagat e tyre mujore. Ai përmes një postimi në Facbeook, ka shpërndarë njoftimin për fjalimin e Kryeministrit Kurti në Shkollën Jackson për Çështje Globale të Universitetit Yale ku e ka pyetur nëse aty ka treguar për…

Lajme

01/10/2024 12:15

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi ka reaguar pasi punëtorët e sektorit publik ende nuk i kanë marrë pagat e tyre mujore.

Ai përmes një postimi në Facbeook, ka shpërndarë njoftimin për fjalimin e Kryeministrit Kurti në Shkollën Jackson për Çështje Globale të Universitetit Yale ku e ka pyetur nëse aty ka treguar për këtë problem të qytetarëve të Kosovës, shkruan lajmi.net.

“A ju tregove në Yale, që 25 vjet pas çlirimit, shërbyesit publik, në halle me përballimin e faturave mujore, nuk e kanë marrë pagën që ju takon, për shkak të paaftësisë të qeverisë që e drejton”, ka shkruar Rukiqi. /Lajmi.net/