Rukiqi “dekompozon” vetëlëvdatat e Kurtit për rritje ekonomike, ja çfarë ka ndodhur sipas tij në Kosovë

Ish-kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se interpretimi i kryeministrit Kurti për rritje ekonomike, performancë të bizneseve, rritje të eksportit e të punësimit në Kosovës është tendencioz dhe ka pasaktësi të madhe. Sipas Rukiqit, qarkullimi i bizneseve është rritur si rezultat i inflacionit, pra i rritjes…

Lajme

08/10/2022 21:36

Ish-kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se interpretimi i kryeministrit Kurti për rritje ekonomike, performancë të bizneseve, rritje të eksportit e të punësimit në Kosovës është tendencioz dhe ka pasaktësi të madhe.

Sipas Rukiqit, qarkullimi i bizneseve është rritur si rezultat i inflacionit, pra i rritjes së çmimeve dhe jo si rezultat i rritjes së fuqisë blerëse ose ndonjë performance të mirë ekonomike, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, në Kosovë s’ka vende të reja të punës, por thotë se bizneset i kanë regjistruar punëtorët, pra është bërë formalizim i vendeve ekzistente të punës.

Dhe së fundmi, ai thotë se eksporti është rritur nga kompanitë private dhe qeveria sipas tij nuk ka ndërmarrë ndonjë masë apo politikë që ka ndikuar në eksportin e tyre.

Postimi i plotë:

3 komente, pa u thelluar ne pasaktesine dhe interpretimin tendencioz te dhenave nga Qeveria:

1) Qarkullimi i bizneseve eshte rritur, jo si rezultat i rritjes se fuqise blerese apo ndonje performance me te mire ekonomike. Rritja e qarkullimit, eshte rezultat i inflacionit (ne shumicen e produkteve, rritja e çmimeve eshre mbi 20%);

2) “Vendet e reja te punes”, jane formalizim i vendeve te punes, te cilat kane ekzistuar si vende pune, pra nuk jane vende te reja te punes, si rezultat i ndonje investimi apo rritje e bizneseve ekstistuese;

3) Eksporti eshte rritur nga kompanite private dhe performanca e tyre. Qeveria nuk mund ta thote qe ka ndermarre ndonje mase apo politike te vetme qe ka ndikuar ne kete performance te eksportit. Minimalisht çka duhet te bej Kryeministri, eshte te vizitoj dhe te ju jep perkrahje simbolike, atyre qe sot jane mbi 25% e eksportit te Kosoves, perkatesisht kompanise “Devolli Corporation” , po edhe kompanive tjera qe me shume mund kane arritur nje pozicionim ne tregjet globale. /Lajmi.net/