Rukiqi: 10% i Trustit dhe mjetet nga diaspora – infuzion i mirë në këtë vit mbijetese

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, deklaroi sot se rreth 170 milionë euro do t’u deponohen qytetarëve nga tërheqja e mjeteve të dhjetë përqindëshit nga Trusti.

Lajme

21/12/2020 19:00

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se këto mjete dhe ato që do vijnë nga diaspora janë një infuzion të mirë për ekonominë e vendit.

Postimi i plotë:

170 milionë euro, është shuma e përafërt e mjeteve që do të deponohen në llogaritë bankare të qytetarëve brenda kësaj jave, pas aplikimit për tërheqje të 10% të mjeteve që i kanë të kursyera në Trustin e Kursimeve Pensionale.

Shpenzimi i këtyre mjeteve brenda vendit plus mjetet që do të hyjnë në ekonomi nga ardhja e diasporës, janë padyshim infuzioni më i mirë për ekonominë e vendit në këtë vit të mbijetesës. /Lajmi.net/