Rugova: Rivotimi i papranueshëm, të anulohen votat më postë dhe të shpallëm fitues

Ka reaguar edhe kandidati i LDK-së për Istog Haki Rugova për vendimin e PZAP-it.

Lajme

29/11/2017 15:14

Ai gjatë një interviste për Radio Dukagjinin ka komentuar vendimin e PZAP, duke mos e pranuar dhe e  quajti të pa nevojshëm rivotimin në Istog.

“Rivotimi në Istog është i papranueshëm për mua dhe ne kemi kërkuar që të anulohen votat më postë dhe të shpallëm fitues të Zgjedhjeve në Istog”, ka thënë Rugova.