Ruge: Serbia të ndihmojë sigurimin e përgjegjësisë për sulmin e Banjskës dhe atë ndaj KFOR-it
Ndihmës sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Boris Ruge, pas vizitës në Prishtinë ka shkuar në Beograd ku atje ka takuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Ruge përmes një postimi në rrjetin e tij social në “X” ka thënë se me Vuçiq kanë biseduar për çështjet rajonale, përfshirë këtu edhe marrëdhëniet…

Lajme
Ndihmës sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Boris Ruge, pas vizitës në Prishtinë ka shkuar në Beograd ku atje ka takuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Ruge përmes një postimi në rrjetin e tij social në “X” ka thënë se me Vuçiq kanë biseduar për çështjet rajonale, përfshirë këtu edhe marrëdhëniet për të cilat ai thotë se shpreson për t’i thelluar edhe më shumë mes NATO-s e Serbisë.
Ai mes tjerash ka thënë se në këtë takim u diskutua edhe çështja e sigurisë në Kosovë.
“Ne diskutuam gjithashtu çështjet rajonale, duke përfshirë sigurinë e qëndrueshme në Kosovë”, ka shkruar Ruge.
Tutje ai i ka bërë thirrje Vuçiqit që të ndihmojë në sigurimin e llogaridhënies së plotë për aktet e dhunës të majit dhe shtatorit në Kosovë, gjatë vitit të kaluar.
“NATO shikon nga Serbia për të ndihmuar në sigurimin e përgjegjësisë së plotë për aktet e dhunshme të majit dhe shtatorit 2023”, ka shkruar Ruge. /Lajmi.net/
Good exchange with President @avucic on NATO #Serbia relations which we hope to see deepened. We also discussed regional issues, including lasting security in Kosovo. #NATO looks to Serbia to help ensure full accountability for the violent acts of May & September 2023. pic.twitter.com/Pkf096abxR
— Boris Ruge (@RugeBoris) August 21, 2024