Rugani flet për luftën me koronavirusin: Dua t’iu them se jam mirë

Ylli i Juventus, Daniele Rugani, ka treguar të rejat e fundit për situatën e tij.

Sport

16/03/2020 16:45

Rugani ishte nga lojtarët e parë në Serie A që u diagnostikua me koronavirus, duke përhapur alarm te skuadra e Juventus.

Mbrojtësi italian së fundmi ka njoftuar për gjendjen e tij, duke bërë me dije se është mirë dhe situata është nën kontroll.

“Dua t’iu bëjë me dije të gjithëve se jam mirë, dhe gjithmonë kam qenë mirë” ka thënë Rugani, transmeton lajmi.net.

“Nuk kam pasur simptomat serioze për të cilat keni lexuar. Konsideroj veten me fat” ka shtuar mbrojtësi.

Rugani për fat të mirë nuk ka bartur virusin tek asnjëri nga shokët e tij të skuadrës. /Lajmi.net/