Rudiger në negociata me tri klube të mëdha evropiane

E ardhmja e mbrojtësit të Chelseas, Antonio Rudiger vazhdon të jetë e paqartë, me gjermanin që deri më tani ka rezistuar për të rinovuar kontratën e tij, duke i konsideruar të gjitha opsionet e mundshme.

Sport

25/10/2021 08:46

Mbrojtësi gjerman mund të largohet falas nga Chelsea gjatë verës.

Antonio Rudiger është duke negociuar me Manchester City, Tottenham dhe Juventus, sipas Gianluca Di Marzio.

Kontrata e mbrojtësit të Chelseat skadon në fund të sezonit dhe klubet po rreshtohen për nënshkrimin e tij, me Real Madrid dhe Paris Saint-Germain gjithashtu të interesuar. /Lajmi.net