Rudiger: Ndihem i lumtur te Chelsea
Mbrojtësi gjerman është lidhur me një largim nga klubi anglez.
Sport
Antonio Rudiger është duke kaluar vitin e fundit të kontratës me Chelsean që i skadon më 30 qershor të vitit 2022, transmeton lajmi.net.
“The Blues”, prej kohësh kanë nisur bisedimet për të nënshkruarë një marrëveshje të re, por ende nuk kanë arritur akordin.
Rudiger, përmes një deklarate ka bërë të ditur se ndihem i lumtur në ekip.
“Gjëja më e rëndësishmë është që ndihem i lumtur këtu te Chelsea”.
“Mendoj se nëse njerzët më shikojnë, e shohin se jam i lumtur”.
“Për situatën e kontratës unë flas vetëm me klubin, kjo nuk është për veshët e askujt”, tha Rudiger.
Thuhet se gjermani ka kërkuar rritje të konsiderueshme të pagës për të rinovuar kontratën. /Lajmi.net/