“Rudiger largohet nga Chelsea dhe kalon te njëra nga këto katër klube”

Mbrojtësi i Chelseas, Toni Rudiger është gjithmonë e më larg "Stamford Bridge".

Sport

26/10/2021 13:09

Gjermani thuhet se ka kërkuar 12 milionë euro për vit që të vazhdojë të qëndrojë te “Blutë”, kërkesë që shihet e lartë për bordin e klubit anglez, transmeton lajmi.net.

Sipas Cadena Ser, disa klube në Evropë janë informuar për kërkesat e larta të gjermanit dhe janë gati ta paguajnë.

Eksperti italian Gianni di Marzio zbuloi se Rudiger është në katër skuadra për momentin.

“Rudiger është duke biseduar me Juventus, Man City, Tottenham edhe PSG që kërkon mbrojtës. Është vështirë për të nënshkruajë kontratë të re. Ai do t’i bashkohet njërës nga këto katër skuadra”.

Ndërkohë, në të kaluarën u raportua se për Rudiger kanë interesim edhe dy klubet evropiane, Bayern Munich dhe Real Madrid./Lajmi.net/