Rudiger: Barcelona më kërkoi, por unë as që e konsiderova atë opsion

Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Antonio Rudiger ka folur në lidhje me transferimin e mundshëm te rivali i tyre, Barcelona. Merkaton e verës Rudiger kaloi nga Chelsea drejt Real Madridit, si një transferim i lirë. Në një intervistë për ‘AS’ ai zbuloi se ishte i befasuar me interesimin e ‘Mbretërve’ për të. “Isha shumë i lumtur…

Sport

13/11/2022 14:30

Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Antonio Rudiger ka folur në lidhje me transferimin e mundshëm te rivali i tyre, Barcelona.

Merkaton e verës Rudiger kaloi nga Chelsea drejt Real Madridit, si një transferim i lirë.

Në një intervistë për ‘AS’ ai zbuloi se ishte i befasuar me interesimin e ‘Mbretërve’ për të.

“Isha shumë i lumtur te Chelsea, më pas Real Madridi më thirri për të nënshkruar dhe unë i thashë… wow! Për mua ishte vetëm Chelsea ose Real”, tha fillimisht gjermani, përcjell lajmi.net.

Më pas ai tregoi që edhe Barça ka tentuar të afrojë lojtarin, por ai nuk kishte menduar asnjëherë të kalojë në ‘Spotify Camp Nou’.

“Barcelona më ka afruar, po. Por për mua nuk ka qenë kurrë një mundësi, nuk kam menduar kurrë të pranoj Barçën”, përfundoi ai.

Kujtojmë se që nga transferimi i tij drejt gjigantit spanjoll, Real Madrid Rudiger po kalon në një periudhë tejet të mirë./Lajmi.net/