RTS: Serbia ia refuzon kërkesën Pacollit për Novi Pazar

Ftesa për pjesëmarrje në një konferencë në Novi Pazar që iu bë të enjten zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka alarmuar autoritetet serbe.

Lajme

21/07/2018 09:05

Sot sipas RTS-së, Beogradi nuk i ka miratuar kërkesën për  vizitë në Novi Pazar, Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, transmeton lajmi.net.

Kjo është thënë jozyrtarisht për Radiotelevizionin e Serbisë, RTS, nga zyrtarët serb. Sipas tyre kjo është refuzuar për shkak të kuadrit ligjor të përkohshëm të UNMIK-ut, ku thuhet se Kosova ka një ministri të punëve të jashtme, megjithatë, sipas një marrëveshje zyrtare për vizita ajo nuk mund të zbatohet në rastin e Pacollit.

Ftesa për pjesëmarrje në një konferencë në Novi Pazar që iu bë dje zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka alarmuar autoritetet serbe. Ai është ftuar nga udhëheqësi i boshnjakëve të Serbisë, Sulejman Uglanin, mirëpo nuk ka ende konfirmim të refuzimit të kërkesës nga ana e Kosovës. /Lajmi.net/