RTK: Martin Berisha po intervistohet nga Prokuroria speciale

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po intervistohet nga Prokuroria e Speciale në Prishtinë. Berishaj gjendet në Prokurorinë Speciale që nga ora 8:30 e mëngjesit, ndërkaq RTK-së i është kërkuar që për informacione shtesë të pritet avokati i tij. Ky intervistim vjen pas dyshimeve për një aferë financiare të Berishajt në Slloveni, për të…

Lajme

29/03/2024 13:26

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po intervistohet nga Prokuroria e Speciale në Prishtinë.

Berishaj gjendet në Prokurorinë Speciale që nga ora 8:30 e mëngjesit, ndërkaq RTK-së i është kërkuar që për informacione shtesë të pritet avokati i tij.

Ky intervistim vjen pas dyshimeve për një aferë financiare të Berishajt në Slloveni, për të cilën është raportuar në media.

Ndërkohë u.d Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj u pa teksa doli nga ndërtesa e i cili nuk deshi të flasë para kamerës.

Me insistimin e gazetarëve ai konfirmoi se Martin Berishaj është duke u intervistuar nga  Prokuroria Speciale.