Rruga më e pjerrët në botë futet në librin e rekordeve Ginis, ja ku gjendet

Ffordd Pen Llech në Harlech të Uellsit është rruga që ka arritur t’ia rrëmbejë titullin e librit të rekordeve Guiness, rrugës Baldwin në Dunedin të Zelandës së Re, si rruga më e pjerrët në botë, njofton The Guardian.

Fun

16/07/2019 12:53

Banorët kanë bërë fushatë të gjatë për titullin e librit të rekordeve Ginis dhe po planifikojnë ta bëjnë një festë të madhe për arritjen, transmeton lajmi.net.

Është vërtetuar se rruga ka një pjerrësi prej 37.5% në pikën më të lartë, krahasuar me Rrugën Baldwin, e cila ka 35%.

“Ndjej lehtësim dhe ngazëllim të plotë. Më vjen keq për Baldwin Street dhe Zelandën e Re”, deklaroi Gwyn Headley, i cili udhëhoqi fushatën e qytetit për të fituar titullin.

Këto janë vetëm disa prej pamjeve të siguruara të rrugës Ffordd Pen Llech. /Lajmi.net/

YouTube player