Rruga “Hazir Shala” në lagjen Kalabria në gjendje të rëndë prej 8 vitesh, banorët ankohen për vështirësi në qarkullim

Fillimisht shkoi në të djathtë. E më pas, doli në anën e kundërt të qarkullimit. Janë këto lëvizjet që ky shofer po detyrohet t’i bëj në rrugën “Hazir Shala” në Prishtinë. E  kjo duket se është mënyra e vetme që vozitësit t’i mbijetojnë kalimit në këtë rrugë. Sipas banorëve, këtu dikur ishte një lumë. E…

Lajme

02/02/2026 23:14

Fillimisht shkoi në të djathtë.

E më pas, doli në anën e kundërt të qarkullimit.

Janë këto lëvizjet që ky shofer po detyrohet t’i bëj në rrugën “Hazir Shala” në Prishtinë.

E  kjo duket se është mënyra e vetme që vozitësit t’i mbijetojnë kalimit në këtë rrugë.

Sipas banorëve, këtu dikur ishte një lumë.

E duket, që pas shumë vitesh, uji ka filluar të kthehet sërish në të.

“Është vështirë se në dy tri vene ka ramje te lumit që i kan bo edhe është rruga këtu edhe atje nalt që lëshohet rruga të poshte veç zall ka gropa, po krejt po varet prej buxhetit të komunës sa po munden me mbrri ata. Kjo nuk është rrugë si të them e definume, si rrugë është e zorshme mu kalu po qa me bo”, ka thënë Gashi.
Pavarësisht vështirësive, qytetarët po detyrohen të kalojnë nëpër këtë rrugë disa herë brenda ditës.

E kjo gjendje sipas tyre, është që 8 vjet.

“Për neve është sa dush e vështirë, neve na duhet ka 15-20 herë me kalu kësaj rruge e qysh pe shihni edhe ju krejt gropa gropa është. Është mbet në gjendje të mjerueshme. Ankesa ku me bo, te kush me bo ski ku bon se kjo shifet edhe qata zyrtarë knej kalojnë por sju intereson”, ka thënë një qytetar tjetër .

Kalimi në këtë rrugë, bëhet më i vështirë pas reshjeve atmosferike.

“Siç pe shihni edhe vet shumë e vështirë është, çdo ditë kalojmë prej kësaj rruge, kjo gjendje është teper e vështirë”, u shpreh qytetarja.

Për këtë çështje, Tëvë1 të hënën i është drejtuar edhe Komunës së Prishtinës.

Nga komuna,kanë thënë se për momentin, nuk mund të japin përgjigje, me arsyetimin se ende nuk janë emëruar drejtorët përgjegjës.