Rroga e Shpendit dhe të tjerëve në Komunë

Shpend Ahmeti, natyrisht, do ta ketë pagën më të madhe në stafin Komunal të Prishtinës me 1210 euro. Pas i vijnë Nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu dhe Kryesuesi i Kuvendit, Halit Haliti.

Lajme

22/01/2014 16:14

Me kalimin e propozimvendimit të zbatimin e Udhëzimit Administrativ nr. 16/2008, për pagesat në stafin politik në komuna, janë bërë të njohura pagat mujore të secilit që punon në Komunën e Prishtinës, duke filluar që nga Kryetari i saj.

Natyrisht, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, udhëheq në këtë listë me pagën më të madhe.

Më poshtë janë pagat që marrin drejtuesit e Komunës dhe të punësuarit tjerë:

Shpend Ahmeti (Kryetar): 1210 euro

Dardan Sejdiu (Nënkryetar): 726 euro

Halim Halimi (Kryesues): 605 euro

Drejtorët Komunalë: 525 euro

Asamblistët (për çdo seancë): nga 100 euro

Stafi civil: 500 euro