Rrjeti social që ‘trashë’ miqësinë ndërmjet shqipfolësve

“Me gjet ni nuse shqiptare”. Është ky pothuajse shqetësimi më i madh i shqiptarëve që jetojnë në jashtë kufijve të vendlindjes së tyre. Vajzat e djemtë ri që jetojnë nëpër Evropë, kërkesat më të mëdha për miqësi në rrjetet sociale, duket t’i kenë për ndonjë qëllim martesor.

Fun

24/05/2016 09:47

Kriteret e këtyre të rinjve, të ndikuar edhe nga familjarët, janë që partneri fillimisht të jetë nga Kosova, e më pastaj rajoni ndodh edhe të mos prish punë, shkruan lajmi.net

Shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Zvicra, Italia, Gjermania e shumë vende tjera ku ata jetojnë, sigurisht kanë nevojë për një lidhje dashurie, e kërkesa e tyre më e madhe është të gjejnë një shqiptar apo shqiptare, shkruan lajmi.net

Por vendet e lartëpërmendura janë kryesisht ato ku më së shumti kërkohen dhondurë dhe nuse.

E për këtë duket se dikush ka menduar të krijoj një rrjet social për nuset dhe dhondurët e ardhshëm shqiptarë. Një lloj facebook-i, por ku në vend që të krijohen lidhje sociale, aty në fakt “trashet miqësia”.

Dhe jo gjithmonë ata apo ato kërkojnë të martohen vetëm për letra, ka shumë të tillë që duan të martohen vetëm për dashuri.

E së fundi një kompani online e njohur si albameet.com duket se do t’ju ndihmojë që sa më lehtë të gjeni partnerin apo partneren tuaj në Zvicër, Gjermani, Itali, Kosovë dhe Shqipëri dhe në mbarë botën, por për ta bërë këtë duhet të regjistroheni, e më pas krejt çka duhet të bëni është të jepni sa shumë informata për vetën tuaj, shkruan lajmi.net

Nuk dihet nëse ata kanë qëllime përfitimi, megjithatë ata shkruajnë: Ke akoma kohë që të fitosh 200 Euro, njoftohu dhe bisedo me vajza dhe djem shqiptarë.

Faqja e tyre duket mjaft serioze, ata kërkojnë emrin tuaj, vendlindjen, data të ndryshme, dhe shumëçka rreth jush.

alba meet

Të dhënat e profilit tuaj që ju zgjedhni që të tjerët t’i shohin do të jenë publike që anëtarët tjerë të kenë mundësi të ju njohin, dhe nëse ju u pëlqeni atyre, ata kanë mundësi t’iu shkruajnë, por të dhënat e profilit privat janë të fshehura.

Kur një anëtar do të shikojë profilin tuaj, ai bën një kërkesë që të dij më shumë rreth jush, e më pas ju vendosni nëse pranoni ofertën ose refuzoni.

Verifikimi i identitetit tuaj bëhet në mënyrë të rregullt. Nëse dikush provon të mashtrojë duke përdorur të dhëna jo reale ajo do të zbulohet. Informacionet mbahen rreptësisht konfidenciale dhe nuk ka askush mundësi t’i shohë apo të keqpërdoren.

Krejt në fund, ju duhet t’i shkruani edhe njëherë të dhënat personale si emrin, mbiemrin, datëlindjen dhe të ngarkoni dokumentin e identifikimit të skanuar. /lajmi.net