Rrjeti i Shitësve me Pakicë mirëpret vendimin e BQK-së për pagesat përmes POS

Rrjeti i Shitësve me Pakicë mirëpret vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) lidhur me kryerjen e pagesave përmes terminaleve POS, pa kosto shtesë.

Lajme

17/01/2020 19:07

Duke u bazuar në praktikat rajonale dhe ato të BE-së, Rrjeti i Shitësve me Pakicë vazhdimisht ka vënë theks të veçantë lidvur me çështjen e unifikimit të POS-ave, tarifave të këmbimit si dhe tarifave të POS-ave të një banke në tjetrën.

Adaj, amendamentimi i “Rregullores për Instrumentet e Pagesave Elektronike”, që pritet të hyjë në fuqi nga data 1 Shkurt 2020 padyshim që është arritje për të përgëzuar punën e BQK-së, tbubet në një komunikatë shtypi të Rrjetit.

“Tarifa duke mos involvuar kosto ndaj përdoruesit për transaksionet e realizuara me kartela për pagesën e mallrave apo shërbimeve në POS terminale të institucioneve financiare që operojnë në Kosovë, besojmë që do të ketë ndikim jo vetëm tek konsumatorët apo përdoruesit aktualë të kartelës por do të mundësojë edhe rritjen e përdorimit të kartelave, si shërbim më efikase për të kryer pagesa”.

Rrjeti i Shitësve me me Pakicë beson se bashkëpunimi me BQK-në si dhe Institucionet e tjera Shtetërore nuk do të mungojë as në të ardhmën. /Lajmi.net/