Rrjeti i Shitësve me Pakicë bën thirrje të arrihet konsensus për Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike
Rrjeti i Shitësve me Pakicë shpreh shqetësimet e anëtarëve që përfaqëson lidhur me diskursin politik i cili po pamundëson rimëkëmbjen e ekonomisë vendore pas shpërthimit të COVID 19.
Lajme
“Rënia e aktivitetit ekonomik krahas situatës emergjente të shëndetit publik ka dëmtuar në themele bizneset, ndërsa mungesa e konsensusit në mes të spektrit politik për të mbështetur bizneset përmes një pako stimuluese ekonomike po vë në pikëpyetje të ardhmen e këtyre kompanive. Rrjeti cilëson se vonesat në zbatimin e Pakos Emergjente Fiskale dhe miratimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike po shkaktojnë dëme të pariparueshme duke vënë në rrezik vende të punës dhe subjekte ekonomike”, thuhet në një komunikatë për media të këtij rrejti.
Rrjeti i Shitësve me Pakicë u bën thirrje të gjitha palëve që të lëjnë anash dallimet dhe të fokusohen në trajtimin e çështjeve ekonomike me qëllim të garantimit të mirëqënies së qytetareve dhe mbarëvajtjes ekonomike. /Lajmi.net/