Rrjetet sociale fillojnë të bëhen “Kuq e zi”

Entuziazmi që ka kapluar kombëtaren shqiptare pas fitores ndaj Portugalisë dhe në prag të dy ndeshjeve të rëndësishme, asaj me Danimarkën dhe Serbinë, po vërehet edhe në rrjetet sociale. Tanimë në mënyrë masovike fotot me motive kombëtare shqiptare, kuq e zi, po shihen ngado.

Fun

11/10/2014 12:11

Nuk ka dyshim se nga faktorët kyç për këtë “mobilizim online” është edhe ndeshja e shumëpritur me Serbinë, duke ditur historinë mes dy kombete.

Shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Çamëria, Diaspora e gjithandej në botë, po përdorin motivet “Kuq e Zi” si foto identifikuese në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net.

Kjo iniciativë e cila po rrjedh natyrshëm tregon një përkrahje morale të tifozëve për kombëtaren, në prag të ndeshjeve mjaft të rëndësishme e të vështira, ku pritet që të kemi një pasqyrë reale për mundësitë që do të ketë kombëtarja që të kualifikohet më tutje.