Rrjedhin pamjet e para të Samsung Galaxy S8
Samsung Galaxy S8 prezantohet zyrtarisht në 29 mars, por në media janë publikuar disa imazhe të celularit të ri të gjigandit korean.

Auto & Tek
Sipas imazheve, ajo që mund të vihet re është fakti se nuk ka më buton, ndërsa edhe për këtë model, forma e ekranit do të jetë e lakuar.
Nga ana tjetër, ndryshe nga kufjet wireless të iPhone, në Galaxyn e re shihet jack-u për kufjet. Sipër celularit shihen një sërë sensorësh e kamerash, madje edhe një skaner syri për të cilin ka patur mjaft zëra. (skaner irisi)
Samsungu i ri vjen me dy opsione përsa i përket madhësinë, në varianti 5.7”/5.8” inch dhe në versionin S8+, me një ekran 6.2”.
Butoni i skaneri të gishtit do të jetë prapa celularin.