Rrjedhin emrat e kandidatëve për prokurorë që kaluan testin me shkrim

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për prokuror që kanë kaluar testin me shkrim. Ky proces po zhvillohet në kuadër të rekrutimit të 24 prokurorëve të rinj, transmeton Telegrafi. Tesin e kanë kaluar 72 kandidatë, ndërsa listën me emrin e kandidatëve që e kanë kaluar testin me shkrim mund ta gjeni duke…

Lajme

17/06/2024 16:03

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për prokuror që kanë kaluar testin me shkrim.

Ky proces po zhvillohet në kuadër të rekrutimit të 24 prokurorëve të rinj, transmeton Telegrafi.

Tesin e kanë kaluar 72 kandidatë, ndërsa listën me emrin e kandidatëve që e kanë kaluar testin me shkrim mund ta gjeni duke klikuar këtu.

Ndryshe, në test kanë marrë pjesë 281 kandidatë, prej tyre 150 djem dhe 131 vajza.