Rritje e menjëhershme pagash – Abdixhiku e rrit koeficientin nga 110 euro në 150 euro

Gjatë një tubimi elektoral të mbajtur në Prishtinë, kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar zotimet e tij për rritje të menjëhershme të pagave në sektorin publik. Abdixhiku ka deklaruar se në qeverisjen e ardhshme të LDK-së, koeficienti i pagave do të rritet nga 110 euro në 150 euro, duke…

Lajme

17/12/2025 21:52

Gjatë një tubimi elektoral të mbajtur në Prishtinë, kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar zotimet e tij për rritje të menjëhershme të pagave në sektorin publik.

Abdixhiku ka deklaruar se në qeverisjen e ardhshme të LDK-së, koeficienti i pagave do të rritet nga 110 euro në 150 euro, duke mundësuar rritje të menjëhershme të pagave për punëtorët e sektorit publik. Sipas tij, kjo masë synon të sigurojë paga dinjitoze dhe stabilitet financiar për qytetaret.

Ai theksoi se krahas rritjes së pagave, qeveria e LDK-së do të garantojë pensione deri ne 300 euro, duke i lidhur politikat sociale me një plan fiskal të qëndrueshëm dhe investime kapitale të konsiderueshme në zhvillimin ekonomik të vendit.

‘’Pagat në sektorin publik dhe pensionet do të rriten. Kjo është qasja jonë për një shtet që i respekton punëtorët dhe pensionistët e vet”, ka deklaruar Abdixhiku para qytetarëve në Prishtinë.

Ai shtoi se rritja e pagave dhe pensioneve do të mbështetet nga investime kapitale dhe rritje ekonomike, duke synuar një administratë publike më të motivuar dhe një mirëqenie më të lartë për qytet.