Rritja e mundshme e çmimit të rrymës, Bajrami: Qeveria në detyrë e ka për obligim të deklarohet nëse do të lejojë të ketë edhe rritje tjetër
Kompanitë që operojnë sektorin e energjisë në Kosovë kanë bërë kërkesa për rritjen e çmimit të tarifave të rrymës. Lidhur me këtë ka reaguar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hymete Bajrami, e cila tha se në mandatin qeveria kishte dyfishuar çmimin e energjisë elektrike. Bajrami përmes një postimi në llogarinë e saj në…

Lajme
Kompanitë që operojnë sektorin e energjisë në Kosovë kanë bërë kërkesa për rritjen e çmimit të tarifave të rrymës.
Lidhur me këtë ka reaguar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hymete Bajrami, e cila tha se në mandatin qeveria kishte dyfishuar çmimin e energjisë elektrike.
Bajrami përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se një rritje e tillë do ishte barrë e papërballueshme për ekonomitë familjare dhe bizneset.
Teksa ende nuk dihet nëse KEDS-s ka kërkuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike (ZRRE), një rritje prej 30 për qind apo 35 për qind.
Tutje deputetja e LDK-së ka përmendur edhe inflacionin në Kosovë ku qytetarët po vazhdojnë të përballen me rritjen e çmimeve të produkteve bazike.
Njoftimi i plotë:
A DO TË RRITET PRAPË ÇMIMI I ENERGJISË ELEKTRIKE?
Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të dinë: A do të rritet sërish çmimi i energjisë elektrike?
Në mandatin e kaluar, kjo qeveri DYFISHOI çmimin e energjisë elektrike. Sipas raportimeve të mediave, kompanitë e sektorit të energjisë kanë kërkuar një rritje tjetër të çmimit prej rreth 35%, që do të jetë barrë e papërballueshme për ekonomitë familjare dhe bizneset.
Çfarë ka bërë qeveria Kurti për të rritur prodhimin e energjisë? Zero nvestime në kapacitete gjeneruese që nga viti 2021:
Asnjë projekt i ri për prodhimin e energjisë,
Asnjë investim në kapacitetet ekzistuese,
Asnjë strategji për uljen e varësisë nga importi,
Për 4 vite, qeveria ka lënë vendin në mëshirën e çmimeve të importit, ndërkohë që qytetarët paguajnë fatura gjithnjë e më të larta. Si është e mundur që paguajmë gjithnjë më shumë, por nuk kemi asnjë MËh shtesë të prodhuar në katër vitet e fundit?
Derisa Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka pranuar dhe po shqyrton kërkesat e kompanive për lejimin e të hyrave për 1 prill 2025 deri me 31 mars 2026, Qeveria në detyrë po heshtë.
Qeveria në detyrë e ka për obligim të deklarohet nëse do të lejojë të ketë edhe rritje tjetër të çmimit të energjisë nga 1 prill, apo do të marrë masa për ta parandaluar?
Ata duhet ta dinë se edhe dhe një rritje tjetër e faturave të energjisë do të jetë e papërballueshme për pjesën dërrmuese të qytetarëve – nuk munden qytetarët në vazhdimësi të paguajnë më shumë për shkak të keqmenaxhimit dhe paaftësisë së qeverisë.Mjaft më me rritje çmimesh, mjaft më me justifikime!
Qytetarët ende po bartin barrën e inlfaciont mbi 50% të produkteve të konsumit bazë. Energjia nuk është lluks është domosdoshmëri për secilën familje. /Lajmi.net/