Rritja e kredive ka ndikuar në uljen e normave të interesit

Shoqata e Bankave të Kosovës e ka organizuar forumin e hapur me temë: Sektori bankar dhe sistemi i zbatimit të kontratave në Kosovë, ku u tha se krahasuar me disa vite më herët numri i kredive është rritur gjë që ka ndikuar në uljen e normave të interesit.

Lajme

14/06/2016 11:00

Zëvendësguvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, tha se normat e interesit nga dyshifrorë sa kanë qenë janë kthyer në një shifrorë.

“Që nga fillimi, kreditë vazhdimisht kanë shënuar një rritje vjetore e cila vazhdon madje me një të rritur të përshpejtuar duke e arritur nivelin prej 9,7 përqind sipas të dhënave preliminare të majit 2016. Kjo konfirmon kërkesën e vazhdueshme për financim të bizneseve si shfrytëzues kryesor të kredive dhe gatishmërinë e përkrahjes nga bankat për sektorin privat.

Ndër faktorët e rritjes së kredive pa dyshim që është edhe ulja e kostos së financimit të tyre. Duhet të theksojmë se një fushë ku është arritur progres i rëndësishëm është padyshim ajo e normave të interesit. Përderisa vetëm para dy viteve ato ishin në nivel dyshifror tashmë ato ja në vetëm në një nivel njëshifror dhe kjo është konkurrent me vendet tjera”, tha Mehmeti.

Kurse, përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Ruud Vermeule, tha se FMN është shumë e interesuar në zbatimin e kontratave përmbaruese pasi kjo ndihmon në rritjen e zhvillimit ekonomik.

“Jemi shumë të interesuar për zbatimin e kontratave sepse kjo ndihmon rritjen e zhvillimit ekonomik dhe kjo faktikisht shihet si rritje pasi që ajo ndikon edhe në zhvillimin e Kosovës. Jo performanca e këtyre kredive e zvogëlon edhe financat apo investime direkt të jashtme dhe mos zhvillimi i këtyre kontratave parandalon edhe firmat për tu zhvilluar më tutje”, ka thënë Vermeulen.

Kurse, kryetari i Shoqatave të Bankave të Kosovës, Petrit Balija, ka deklaruar se sistemi i përmbarimit në Kosovë ka n dikuar pozitivisht në sektorin bankar në vend.

“Sistemi i përmbarimit ka ndikuar mjaft pozitivisht në sektorin bankar që nga dhënia e këtij sistemi në funksion të zbatimit të kontratave, përkundër të arriturave në të cilat unë nuk do të hyj në to sepse besoj që edhe folësit tjerë dhe penalistët do të shpalosin gjatë diskutimeve, unë vetëm do ti cekë disa nga sfidat të cilat do t’i kushtojmë rëndësi më të madhe sot.

Numri i madh i lëndëve që presin të ekzekutohen, ekzekutimi i mangët i vendimeve, mangësitë në sistemin ligjor që e rregullon fushën e përmbarimeve, vonesat e vazhdueshme dhe ngecjet në gjykatat themelore sa i përket çështjeve profesionale dhe administrative teknike etj”, tha Balija.

Në konferencë kanë vazhduar diskutimet në mes të akterëve të bankave të Ko sovës të cilët i kanë treguar hallet dhe problemet e tyre lidhur me zhvillimin e sistemit bankar në Kosovë./kp