Rritja e çmimeve të banesave në kryeqytet, flasin nga kompanitë e ndërtimit

Çmimet e banesave në Prishtine kanë arritur në vlerë deri në 2000 euro për metër katror, e kjo po shihet si e papërballueshme për qytetarë. Gazetari i lajmi.net, Selim Miftari ka pyetur qytetarët për këto çmime të cilët i kanë konsideruar si shumë të larta. “Me rrogë 700 euro me ble banesë me metër katror…

Lajme

17/01/2024 19:14

Çmimet e banesave në Prishtine kanë arritur në vlerë deri në 2000 euro për metër katror, e kjo po shihet si e papërballueshme për qytetarë.

Gazetari i lajmi.net, Selim Miftari ka pyetur qytetarët për këto çmime të cilët i kanë konsideruar si shumë të larta.

“Me rrogë 700 euro me ble banesë me metër katror 2000 euro, është e pamundur”, ka thënë një nga qytetarët e Prishtinës.

Gazetari ka biseduar edhe Shpend Bajrën, përgjegjës nga kompania e ndërtimit “Swiss Work Construction” të cilët po e ndërtojnë një ndërtesë në lagjen Mati 1.

“Çmimet janë shtrejtu shkaku i inflacionit”, ka thënë Bajra i cili e ka pohuar se vlera e çmimit të një metri katror kap shifrën prej 2000 eurove.

Ai ndër të tjera ka treguar se çmimi i banesave dallon në varësi prej lagjeve, aq më afër qendrës aq më shtrenjtë banesa.  /Lajmi.net/