Rritet numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas
Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas ka shkuar në 95. Zëvendësshefi i Sherifit të Qarkut Burnet, Alan Trevino bëri të ditur se numri i të vdekurve është rritur në këtë qark, nga tre në katër, raporton CNN. “Dy persona janë ende të zhdukur”, është shprehur Trevino. Ndërkaq, në qarku Kendall bëhet e ditur…

Bota
Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas ka shkuar në 95.
Zëvendësshefi i Sherifit të Qarkut Burnet, Alan Trevino bëri të ditur se numri i të vdekurve është rritur në këtë qark, nga tre në katër, raporton CNN.
“Dy persona janë ende të zhdukur”, është shprehur Trevino.
Ndërkaq, në qarku Kendall bëhet e ditur se janë gjashtë vdekje, sipas një njoftimi për shtyp nga menaxhimi i emergjencave të qarkut.
Gjithsej në qarkun Kerr janë 75 vdekje, në Travis shtatë, në Kendall gjashtë, në Brunet pra katër, në Ëilliamson dy dhe në qarkun Tom Green një.