Rritet bilanci i viktimave nga tërmetet në Siri e Turqi

Nga çasti në çast, numri i viktimave nga tërmetet në Turqi e Siri po vazhdon të rritet. Të dhënat e fundit, që i raporton BBC, tregojnë se në total, numri i të vderkurve nga goditjet e tërmetit ka arritur në 6 mijë e 300 në këto dy shtete, shkruan lajmi.net. Sipas këtyre raportimeve, vetëm në…

Bota

07/02/2023 18:57

Nga çasti në çast, numri i viktimave nga tërmetet në Turqi e Siri po vazhdon të rritet.

Të dhënat e fundit, që i raporton BBC, tregojnë se në total, numri i të vderkurve nga goditjet e tërmetit ka arritur në 6 mijë e 300 në këto dy shtete, shkruan lajmi.net.

Sipas këtyre raportimeve, vetëm në Turqi kanë vdekur mbi 4 mijë e 500 persona, teksa në Siri janë shënuar deri tash 1 mijë e 800 viktima.

Kujtojmë se edhe Kosova ka dërguar një njësi të kërkim-shpëtimit në Turqi, në shenjë solidariteti me popullin turk. /Lajmi.net/