Rritet abuzimi seksual ndaj djemve në Pakistan
Sahil bën të ditur se edhe pse të gjitha rastet e abuzimit janë zvogëluar, numri i djemve të abuzuar ka pësuar rritje.

Lajme
Numri i djemve të ri që janë abuzuar seksualisht në Pakistan është rritur këtë vit, një raport i ri i mbikëqyrjes ka bërë të ditur të mërkurën, raporton lajmi.net.
Numri total i abuzimit të djemve është rritur prej 4.3% në gjysmën e parë të vitit 2015, bazuar në studimin e Sahil, një organizatë joqeveritare e cila punon kundër abuzimit seksual ndaj fëmijëve.
Raporti ka thënë që 178 djem të moshave 6-10 janë abuzuar, krahasuar me 150 vajza të moshës së njëjtë.
“Arsyeja për këtë është se djemtë dalin në rrugë dhe luajnë dhe shumë me lehtësi bien në kurth”, thotë Mumtaz Gohar, zyrtar i Sahil.
“Shumë familje preferojnë që të mos e raportojnë rastin kundër vajzave për shkak të çështjeve të turpërimit, apo çfarë do qoftë”, ka shtuar ai.
Gjithashtu edhe numri i femrave të përfshira në sulmet seksuale është rritur në mënyrë alarmante.
Raporti ka treguar një zvogëlim prej 221 në përgjithësi të rasteve të abuzimit në të cilat përfshihen fëmijët e të gjitha moshave, ku i bie që 9 fëmijë janë abuzuar seksualisht gjatë 6 muajve të parë të 2015-tës në Pakistan.
Seksi është ende një temë tabu në Pakistan.
Aktivistët janë duke e luftuar abuzimin e fëmijëve por kanë cekur se problemi është i përhapur gjithandej por është vështirë të numërohet saktësisht pasi që viktimat nuk duan të flasin haptazi.
Vitin e kaluar Sahil kishte regjistruar 3,500 raste në total, por një zyrtar kishte thënë se rezultati i vërtetë mund të jetë edhe afërsisht 10,000.
Pakistani këtë muaj ka marrë një vendim që ti dënoj me burgim të përjetshëm, apo edhe me dënim me vdekje, ata që i abuzojnë vajzat e reja.
Por ky amendament i adresohet vetëm abuzimit seksual ndaj vajzave që janë nën moshën 14 vjeçare, jo djemve.
Në gusht, një skandal i madh kishte ndodhur ku avokatët thonë se 280 fëmijë ishin incizuar tek abuzoheshin seksualisht, ndërsa prindërit e tyre shantazhoheshin për ato video. /lajmi.net