Rriten tensionet pas sulmeve, qindra sirianë dalin në rrugët e Damaskut

Qindra sirianë janë mbledhur në sheshet kryesore të Damaskut, për ta përkrahuar Assadin pas sulmeve nga Amerika.

Bota

14/04/2018 08:25

“Shpirtat e mirë nuk nënçmohen”, shkroi Assad në rrjetet sociale pas bombardimeve.

E menjëherë pas sulmeve, në rrugët e Sirisë kanë dalur qindra qytetarë me vetura duke kënduar këngë nacionaliste.

“Ne jemi bijtë e tu”, bërtisnin ata, transmeton lajmi.net

Ata ishin të veshur me uniforma duke përfshirë aktor, ligjvënës dhe figura tjera. /Lajmi.net/