Rrihen tre persona në Pejë, njëri nga ta kërkon ndihmë mjekësore

Tre personave janë rrahur mes vete në Pejë. Njëri nga ta ka kërkuar ndihmë mjekësore. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi, i cili tha se rasti ka ndodhur tek “Ura e Gurit”. “Policia është njoftuar për rastin në ora 16:10, tre persona janë të përfshirë në rrahje, një…

Lajme

26/11/2022 20:01

Tre personave janë rrahur mes vete në Pejë. Njëri nga ta ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi, i cili tha se rasti ka ndodhur tek “Ura e Gurit”.

“Policia është njoftuar për rastin në ora 16:10, tre persona janë të përfshirë në rrahje, një person ka marrë tretman mjekësor, dhe tutje po hetohet për rastin”, tha Gashi.