Rrëzohet helikopteri amerikan, zhduken 11 ushtarakë
Shtatë marinsa dhe katër anëtarë të ekuipazhit janë zhdukur pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak amerikan gjatë një stërvitje në Florida, njoftoi sot ushtria amerikane.
Bota
Zyrtarët e kësaj baze thanë se marinsat janë pjesë e një grupi për operacione speciale, ndërsa ushtarët janë nga Hammondi, njësia e gardës kombëtare të Luizianës.
Zëdhënësi i bazës ajrore në Florida tha se helikopteri është shpallur i zhdukur rreth orës 8:30 të mbrëmjes të së martës, sipas orës amerikane, ndërsa njësiti për kërkim dhe shpëtim ka gjetur mbetjet e helikopterit rreth orës 2 të mëngjesit të së mërkurës.
Dy helikopterët merrnin pjesë në një manovër rutinë me regjimentin special të Marinës në Karolinën e Veriut, transmeton Alsat.