Muharremi: Pas zgjedhjeve u ndalën rreth 30 mijë pagesa për shtesat e fëmijëve, kryesisht nga diaspora
Analisti Shënoll Muharremi ka kritikuar Qeverinë për menaxhimin e skemës së shtesave për fëmijë, duke pretenduar se rreth 30 mijë pagesa më pak janë realizuar pas muajve maj dhe qershor, kryesisht për përfitues nga diaspora. Përmes një postimi në Facebook, Muharremi ka thënë se diaspora është lejuar të “abuzojë” me shtesat për fëmijë deri në…
Lajme
Analisti Shënoll Muharremi ka kritikuar Qeverinë për menaxhimin e skemës së shtesave për fëmijë, duke pretenduar se rreth 30 mijë pagesa më pak janë realizuar pas muajve maj dhe qershor, kryesisht për përfitues nga diaspora.
Përmes një postimi në Facebook, Muharremi ka thënë se diaspora është lejuar të “abuzojë” me shtesat për fëmijë deri në qershor, ndërsa sipas tij, pas përfundimit të zgjedhjeve pagesat janë reduktuar.
“Deri në qershor e paskan leju diasporën me abuzu me shtesat për fëmijë… Si kanë përfundu zgjedhjet, e kanë kapë votën, e paskan ndalë kronin. Pas majit e qershorit, rreth 30,000 pagesa për shtesa më pak, kryesisht të pastruara nga diaspora”, ka shkruar ai.
Muharremi ka kritikuar gjithashtu Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se, sipas tij, kjo parti ka bërë të kundërtën e asaj që kishte kritikuar sa ishte në opozitë.
“Krejt çka ka kritiku LVV-ja sa ka qenë në opozitë, e ka ba edhe ma zi kur ka ardhë në pushtet. Një premtim i pambajtur, një tradhti ndaj kauzave për qeverisje dhe një Kosovë ma të mirë”, ka shkruar analisti. /Lajmi.net/