Rreziku i tmerrshëm që iu kanoset shtatzënave me ekspozim vetëm 1-javësh ndaj ajrit të ndotur

Ekspozimi ndaj ajrit të ndotur mund të rrisë ndjeshëm rrezikun që një grua shtatzënë të pësojë abort pas qëndrimit 1-javor në ajër të ndotur, zbulon një raport i ri.

Lifestyle

09/12/2018 22:37

Dhe madje edhe një periudhë e shkurtër e ekspozimit mund të ketë efekte dramatike në trup, duke përfshirë rritjen e rreziqeve prej 16 për qind tek gratë shtatzëna për të pasur abort, raportojnë shkencëtarët e Universitetit të Utah-s, transmeton lajmi.net.

Proceset industriale, makinat dhe lëndët djegëse të tjera kanë shkaktuar kërdi në ajër.

Ndotja është negative për çdo pjesë të trupit. Kjo i bën mushkëritë të punojnë më shumë dhe dëmtojnë qelizat e tyre.

Gjithashtu, ndotja e ajrit bën zemrën të punojë më shumë, si dhe rrit rrezikun e defekteve të lindjes. /Lajmi.net/