Rrezikoi trafikun publik, Prokuroria Themelore në Gjilan kërkon paraburgim për të dyshuarin

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, në afat prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit Z.D., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Në komunikatën e prokurorisë thuhet se…

Lajme

30/08/2024 17:41

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, në afat prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit Z.D., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në komunikatën e prokurorisë thuhet se i pandehuri Z.D., më 29 Gusht 2024, rreth orës 15:10 minita, në rrugën Gjilan – Preshevë, më saktësisht në fshatin Velekincë, nga pakujdesia, ka rrezikuar trafikun publik dhe ka goditur një këmbësorë i cili pastaj ndërroj jetë si shkak i lëndimeve të marra, transmeton lajmi.net.

“Duke drejtuar automjetin, ka vepruar në kundërshtim me dispozitën ligjore të nenit 50, të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, në atë mënyrë që, duke mos e përshtatur shpejtësinë e automjetit të tij dhe duke mos pasur kujdesin e duhur për këmbësorë, me pjesën e parë të automjetit e godet këmbësorin, tani të ndjerin R.Xh., i cili në momentin kritik po e kalonte rrugën, me ç’rast shkakton aksident me lëndime të natyrës vdekjeprurëse, i cili për shkak të lëndimeve të pësuara  dërgohet për ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan dhe aty ndërron jetë“, thuhet në komunikatë.

I dyshuari me urdhër të prokurorit kujdestar gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh, për veprën e sipërshënuar penale./Lajmi.net