Rreth 200 mijë euro dëmi i shkaktuar në objektin e qeverisë

Rreth 150 mijë euro llogariten të jenë dëmet e shkaktuara nga eskalimi i protestës së sotme në kryeqytet. Dhe kjo vetëm duke llogaritur dëmet e shkaktuara me thyerjen e xhamave të Qeverisë.

Lajme

24/01/2015 21:31

Burime nga Ministria e Administratës Publike kanë thënë për Express se janë thyer 93 xhama, derisa një i tillë kushton rreth 1600 -1800 euro. 

Me një llogaritje të thjeshtë del se dëmi i shkaktuar është në vlerën e mbi 150 mijë eurove. Duke futur këtu edhe punimet tjera dëmi shkon në 200 mijë euro. 

Këto janë vetëm vlerësimet preliminare derisa raporti i plotë do të dalë së shpejti.