Rreth 150 udhëtarë mbesin të ngujuar në Aeroport, nuk kanë informacione kur niset aeroplani për Gjermani
Rreth 150 udhëtarë nuk kanë asnjë informacion se kur do të niset për Gjermani aeroplani i tyre i linjës Prishtinë –Shtutgart.
Lajme
Disa udhëtarë kanë treguar për lajmi.net se janë duke pritur që disa orë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.
“Kemi ardhur dy orë para kohe, që në 5 të mëngjesit, pasi aeroplani për Shtutgart është dashur të niset në orën 7. Askush nuk tregon asgjë se kur do të niset. Nuk ka asnjë informacion për këtë që të paktën 15 orë. Janë rreth 150 pasagjer që janë shtrirë në ulëset e aeroportit”, ka treguar një pasagjer për lajmi.net, i cili ka dërguare dhe pamje. /Lajmi.net/

