Rrëmbimi i puthjes që bëri bujë – Reagon familja e Mateos: Më dhemb kur shoh si një moment
Mbrëmjen e djeshme, teksa Brikena dhe Mateo po kërcenin me njëri-tjetrin, ky i fundit ka tentuar që t’i rrëmbejë puthjen në buzë. Banorja menjëherë ndaloi së kërcyeri dhe më pas u largua nga ai. Brikena nuk e ka pritur aspak mirë gjestin e Mateos dhe në momentin që po sqaroheshin, ajo i tha se i…
ShowBiz
Mbrëmjen e djeshme, teksa Brikena dhe Mateo po kërcenin me njëri-tjetrin, ky i fundit ka tentuar që t’i rrëmbejë puthjen në buzë. Banorja menjëherë ndaloi së kërcyeri dhe më pas u largua nga ai.
Brikena nuk e ka pritur aspak mirë gjestin e Mateos dhe në momentin që po sqaroheshin, ajo i tha se i ka thënë disa herë që t’ia dëgjojë fjalën dhe se nuk i pëlqen që t’ia vjedhë puthjen.
Ky moment është komentuar shumë në rrjet, duke e cilësuar veprimin e Mateos edhe si të ‘dhunshëm’. Por familja e Brikenës, e cila ka bërë një reagim në rrjetet sociale për këtë, i ka dalë në mbrojtje Mateos, duke thënë është një situatë mes dy të rinjve që po përjetojnë emocione në një ambient jo të zakonshëm.
Por jo vetëm kaq, pasi një reagim ka patur edhe në profilin zyrtar të Mateos në “Instagram”. Në një postim në “Instastory” shkruhet se ai ka reaguar si një fjalë që pëlqen dikë, në një moment shumë të afërt dhe shumë të ndjerë.
Po flas si motër… dhe këtë herë me zemër të hapur.
Vëllai im nuk bëri asgjë gabim. Ai thjesht reagoi si një djalë që pëlqen dikë, në një moment shumë të afërt, shumë të ndjerë. Kur je pranë një personi që të tërheq, kur ka afrimitet dhe ndjesi, jo çdo gjë kalon nëpër mendje… disa gjëra dalin direkt nga zemra.
Ai nuk është njeri që imponohet, nuk është njeri që lëndon. Është rritur me respekt dhe me ndjenja të pastra, dhe kush e njeh e di shumë mirë çfarë zemre ka.
Më dhemb kur shoh si një moment i vetëm po kthehet në diçka që nuk e përfaqëson fare. Sepse unë e njoh… dhe e di që gjithçka që bëri ishte thjesht e sinqertë.
Ndonjëherë njerëzit gabojnë duke gjykuar shumë. Para se të gjykoni, mendoni: sa herë në jetë keni vepruar me zemër?
Unë e njoh shumë mirë vëllain tim… dhe ai meriton mirëkuptim, jo etiketime.