Rrëmbehet një i mitur në Preshevë, për shkak të një mosmarrëveshje

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në ora 16:00, një grua shqiptare shtetase e Serbisë ka raportuar se në Stacionin Policor Gjilan pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi,  është rrëmbyer vëllai i saj i mitur. Sipas njoftimit të Policisë thuhet se pas bastisjes tek prona e të dyshuarit është gjetur dhe është konfiskuar 2.41…

Lajme

21/07/2024 09:06

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në ora 16:00, një grua shqiptare shtetase e Serbisë ka raportuar se në Stacionin Policor Gjilan pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi,  është rrëmbyer vëllai i saj i mitur.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se pas bastisjes tek prona e të dyshuarit është gjetur dhe është konfiskuar 2.41 gram marihuanë, ndërsa rasti është duke u hetuar.

“Preshevë 20.07.2024-16:00. Ankuesja femër Shqiptare shtetase e Serbisë, ka raportuar në Stacionin Policor Gjilan se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi,  është rrëmbyer vëllai i saj i mitur, viktima mashkull shqiptar shtetas i Serbisë; nga i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë bastisjes tek prona e të dyshuarit është gjet dhje konfiskuar 2.41 gram marihuanë. Rasti është duke u hetuar“, thuhet në raportin 24-orësh. /Lajmi.net/