Rrëfehet Guardiola, tregon se cilën humbje e ka përjetuar më së rëndi

Pep Guardiola ka treguar humbjen më të vështirë që ka përjetuar gjatë karrierës së tij si trajner.

Sport

06/02/2020 17:34

Edhe pse ka pasur disa humbje të hidhura me Manchester Cityn këtë sezon, spanjolli veçon disfatën e pësuar nga Real Madridi sa drejtonte Bayernin në gjysëmfinalen e Ligës së Kampionëve.

Në një intervistë me youtuberin spanjoll DjMariio ai tha: ‘’Humbja më e vështirë? Ajo kundër Real Madridit 0-4. Sepse nuk dija se ç’po bëja, nuk po planifikoja se po luaja kundër Real Madridit të cilët kishin një super skuadër në atë kohë’’.

Humbja ndaj Los Blancos i kushtoi me eliminimin e tij nga gjysëmfinalja e Ligës së Kampionëve.

Disfata mori përmasa të dyfishta pasiqë Bayerni konsiderohej favorit për fitimin e këtij kompeticioni, detaj ky që rëndoi edhe më shumë në supet e 49-vjeçarit. /Lajmi.net/