Rrahmani tregon se trajneri i Greqisë e kishte sharë atë

Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ka treguar se trajneri i Greqisë e kishte sharë atë.

Sport

13/06/2022 10:48

Ndeshja në mes Greqisë dhe Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve nuk përfundoi pa incidente.

Lojtarët dhe tifozët kosovar u përballen me skena që nuk duhej të shfaqen në sport.

Gjatë gjithë ndeshjes lojtarët e Kosovës u penguan nga laserët, ndërsa tifozët përveç që grekët i provokuan me thirrje e simbole të Serbisë ata u gjuajtën edhe me mjete piroteknike.

Pasi grekët hodhën mjetet piroteknike drejtë tifozëve të Kosovës ndeshja u ndalë.

Ishte Rrahmani që tregoi se si e kishte sharë trajneri i Greqisë kur ndeshja nuk po luhej, pasi ai po protestonte për atë që ishte duke ndodhur:

“Ishte momenti që po hidheshin ato flakadanët. Ishte moment i rrezikshëm dhe që unë protestova shumë. Edhe gjyqtarit i thashë se ato flakadanët janë shumë të rrezikshme sepse janë 1 mijë gradë temperatura e tyre dhe nëse e prek ndonjërin në trup mund të jetë shumë e rrezikshme. Protestova mjaftueshëm tek referi kryesor dhe tek referi i katërt dhe pastaj trajneri i tyre më shau. I thashë ti trajneri nuk mund ta shashë lojtarin ashtu por le të mbetet në ndërgjegjen e tyre”, tha kapiteni.

Kosova pësoi humbje 2:0 nga Greqisë, kështu duke humbur mundësin për vendin e parë në grupi e dytë të ligës C./Lajmi.net/