Rrahmani: Qytetari e shpëtoi Kosovën nga autoritarizmi, Kurtit nuk i takon qeveria
Kandidati për deputet nga PDK, Eman Rrahmani ka shkruar në lidhje me rezultatin e sotëm zgjedhor. Ai ka thënë se qytetari e shpëtoi Kosovën nga autoritarizmi, shkruan lajmi.net. “Albin Kurti nuk mund ta zgjedhë as Kryetarin e Kuvendit, as Kryeministrin, e lëre më Presidentin. Pas këtij rezultati, Albin Kurtit i takon vetëm posti i Kryetarit…
Lajme
Kandidati për deputet nga PDK, Eman Rrahmani ka shkruar në lidhje me rezultatin e sotëm zgjedhor.
Ai ka thënë se qytetari e shpëtoi Kosovën nga autoritarizmi, shkruan lajmi.net.
“Albin Kurti nuk mund ta zgjedhë as Kryetarin e Kuvendit, as Kryeministrin, e lëre më Presidentin. Pas këtij rezultati, Albin Kurtit i takon vetëm posti i Kryetarit të Kuvendit, në asnjë mënyrë qeveria dhe presidenca”, ka thënë Rrahmani.
Ai ka thënë se Kosova ka shpëtuar nga rreziku që të hynte në radhën e vendeve ku rezultatet e zgjedhjeve të kontestuara ose jo plotësisht të lira kalojnë shpesh mbi 60%, si Rusia, Bjellorusia, Azerbajxhani, Ruanda e Kazakistani.
“Madje, këto zgjedhje nuk kanë qenë as të barabarta dhe as të ndershme. Pushteti ka keqpërdorur gjithçka, nga buxheti i shtetit deri te secili mekanizëm shtetërorë, për të ndikuar në procesin zgjedhor”, ka shtuar Rrahmani në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: