CAkolli: VV pësoi rënie në të gjitha Komunat, LDK dhe AAK u rritën ndërsa PDK mbetet stabile

Eugen Cakolli nga IKD, ka shkruar në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve që janë mbajtur dje. Ai ka thënë se përveç dallimeve në numrin e përgjithshëm të votave që reflektojnë daljën më të ulët në zgjedhje, rezultatet rezultatet në nivel komune tregojnë edhe disa lëvizje interesante në përqindjet e subjekteve politike. Cakolli ka shkruar disa…

Lajme

08/06/2026 10:09

Eugen Cakolli nga IKD, ka shkruar në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve që janë mbajtur dje.

Ai ka thënë se përveç dallimeve në numrin e përgjithshëm të votave që reflektojnë daljën më të ulët në zgjedhje, rezultatet rezultatet në nivel komune tregojnë edhe disa lëvizje interesante në përqindjet e subjekteve politike.

Cakolli ka shkruar disa gjetje ku shihen rëniet dhe ngritjet e partive në disa komuna:

– 𝐋𝐕𝐕 ka pësuar rënie në përqindje në secilën prej 38 komunave të Kosovës. Ndonëse mbetet partia e parë në shumicën e tyre (31 sosh), rënia është evidente – duke humbur edhe primatin në tri komuna. Rëniet më të theksuara, LVV i ka në Suharekë (-14.54 pikë përqindje), Mamushë (-14.07), Junik (-10.30) dhe Rahovec (-10.23).

– 𝐋𝐃𝐊 ka shënuar rritje në përqindje në 35 komuna. Rritjet më të mëdha, LDK i ka në Istog (+10.6 pikë përqindje), Malishevë (+9.2), Junik (+8.6), Suharekë (+8.2) dhe Rahovec (+7.7).

– 𝐏𝐃𝐊 duket më stabile, dhe për dallim nga partitë tjera, lëvizjet në shumicën e komunave i ka relativisht të vogla. PDK ka shënuar rënie në 21 komuna, ndërsa në 16 të tjera ka shënuar rritje. PDK ka shënuar rritjen më të madhe në komunën e Malishevës me rreth 22 pikë përqindje – që është lëvizja më e madhe komunale e evidentuar në këto zgjedhje

– 𝐀𝐀𝐊 ka rritur përqindjen e votave në 30 komuna, ndonëse në shumicën prej tyre në përqindje simbolike. Rritjet më të mëdha, AAK i ka shënuar në Suharekë (+9.2 pikë përqindje), Deçan (+7.6), Rahovec (+6.5), Junik (+6.2) dhe Gjakovë (+4.5). /Lajmi.net/

Postimi i plotë: