A votuan Thaçi dhe të tjerët në Hagë? – Gjykata Speciale jep detaje
Dje në Kosovë, janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme për Kuvend të Kosovës, ku të drejtën e tyre për votim vetëm brenda Kosovës kanë votuar 722 mijë e 842 qytetarë, apo 36.88% të votuesve. Përveç në Kosovë, të drejtën e tyre për votim kanë pasur mundësi ta shfrytëzojnë edhe qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë Kosovës.…
Lajme
Dje në Kosovë, janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme për Kuvend të Kosovës, ku të drejtën e tyre për votim vetëm brenda Kosovës kanë votuar 722 mijë e 842 qytetarë, apo 36.88% të votuesve.
Përveç në Kosovë, të drejtën e tyre për votim kanë pasur mundësi ta shfrytëzojnë edhe qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë Kosovës.
Përmes postës apo në përfaqësi diplomatike, kanë votuar rreth 100 mijë mërgimtarë, ndërsa ende nuk dihet numri i saktë derisa të vlerësohen fletëvotimet nëse janë të vlefshme.
Por, a patën mundësi të votojnë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të cilët po mbahen në Hagë?
Përmes një përgjigje për lajmi.net, Prokuroria e Specializuar në Hagë ka thënë se janë marrë të gjitha masat që të paraburgosurit të mund të ushtronin të drejtën e tyre për të votuar.
Por, ata nuk kanë treguar nëse katër të lartëpërmendurit kanë votuar.
” U morën të gjitha masat që të paraburgosurit të mund të ushtronin të drejtat e tyre qytetare si qytetarë të Kosovës për të votuar në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Nëse të paraburgosurit kanë vendosur të votojnë, kjo është çështje e tyre private dhe si e tillë nuk mund të komentojmë për të”, kanë thënë nga Prokuroria e Specializuar në Hagë për lajmi.net.
Pas mbylljes së qendrave të votimit dje në ora 19:00, KQZ menjëherë ka filluar numërimin e votave dhe publikimin e rezultateve.
Sipas këtyre rezultateve, VV ka marrë 42,91% të votave, PDK 21.08% të votave, LDK 17,6% dhe AAK 7.17%.
Sot pritet që të nis numërimi i votave me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe atyre nga diaspora. Më pas do të numërohen edhe votat e kandidatëve për deputetë. /Lajmi.net/