Rrahmani nuk do të luajë në Dinamo Zagreb, ky është klubi i ri!
Amir Rrahmani në sezonin e ri do të luajë në huazim te Lokomotiva e Zagrebit.

Sport
Amir Rrahmani është transferuar në ditën e fundit të të merkatos te skuadra e madhe e Dinamo së Zagrebit, që i pagoi 1.6 milionë euro RNK Splitit.
Qendërmbrojtësi që luajti dje me Kosovën, sezonin e ri do të luajë në huazim te Lokomotiva e Zagrebit.
Lokomotiva është klub “partner” i Dinamos dhe ka shumë lojtarë të huazuar nga kampionët e Kroacisë, përcjell “Albeu.com”.
Lokomotiva ka më shumë shqiptarë se disa klube në Superiore, sepse në të luajnë Amir Rrahmani, Herdi Prenga, Enrit Çekiçi dhe Eros Grezda.