Rrahmani flet për ndeshjen e nesërme: Duhet të kemi shumë kujdes, mund të rrëshasim si n’banane

Skuadra e Napolit nesër luan ndeshjen e kthimit në kuadër të Ligës së Kampionëve, ndaj Eintracht Frankfurtit. Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani u paraqit në konferencë për media, para ndeshjes së nesërme në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’, shkruan Lajmi.net Rrahmani thotë se skuadra e tij duhet të ketë shumë kujdes në këtë takim…

Sport

14/03/2023 20:01

Skuadra e Napolit nesër luan ndeshjen e kthimit në kuadër të Ligës së Kampionëve, ndaj Eintracht Frankfurtit.

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani u paraqit në konferencë për media, para ndeshjes së nesërme në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’, shkruan Lajmi.net

Rrahmani thotë se skuadra e tij duhet të ketë shumë kujdes në këtë takim përkundër rezultatit në ndeshjen e parë (2 me 0) në të mirë të italianëve.

“Mund të rrëshasim si në lëkurë të bananes. Duhet të kemi shumë kujdes, ata nuk kanë çfarë humbasin dhe luftojnë deri në vdekje…”, ishin fjalët e Rrahmanit në konferencë

Skuadra e Napolit dhe Eintracht Frankfurtit luajnë nesër nga ora 21:00 në stadiumin e ekipit italian./Lajmi.net/