Rrahmani beson që Lista për Familjen do të sigurojë vend në Kuvend: Mbështetja i ka kaluar pritshmëritë

Eman Rrahmani nga Lista për Familjen, po shprehet i bindur që koalicioni i tij do të arrijë të zë ulëse në Kuvend, pasi qytetarët më 9 shkurt të vendosin se kujt t’i besoj udhëheqja e kujt jo.   “Jemi duke u angazhuar, dhe duke punuar çdo ditë në terren, është një mbështetje masive. Nuk besoj…

Lajme

27/12/2024 22:09

Eman Rrahmani nga Lista për Familjen, po shprehet i bindur që koalicioni i tij do të arrijë të zë ulëse në Kuvend, pasi qytetarët më 9 shkurt të vendosin se kujt t’i besoj udhëheqja e kujt jo.

 

“Jemi duke u angazhuar, dhe duke punuar çdo ditë në terren, është një mbështetje masive. Nuk besoj që do të kemi pengesa për të qenë pjesë e Kuvendit. Natyrisht është kohë e gjatë, deri në ditën e zgjedhjeve të 9 shkurtit, kjo varet nga puna dhe sa ne arrijmë të kapitalizojmë këtë mbështetje”, deklaroi ai.

 

Deputeti me ideologji konservative, tutje në “DPT te Fidani”, tha se mbështetja që po e gjejnë te qytetarët i ka kaluar pritshmëritë e tij, përcjell Klankosova.tv.

 

“Për mua i ka kaluar pritshmëritë që unë i kam pasur si koalicion në mbështetjen të cilën po e gjejmë te njerëzit, dhe qytetarët. Për shkak se kjo është një kauzë e cila është brengë për secilin prind, familje në vendin tonë. Është dëshmuar që për katër vitet e kaluara ne i kemi qëndruar kësaj kauze, i kemi mbrojtur këto vlera”, u shpreh Rrahmani që më parë ishte pjesë e Vetëvendosjes.